Këta janë fituesit e Golden Globe, pa ceremoni, pa tapet të kuq dhe pa festë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë vit çmimet “Golden Globes” u mbajtën pa ceremoni, pa tapet të kuq, pa yjet e filmit. Organizatorët nuk arritën të bindnin asnjë figurë të njohur që të merrte pjesë në edicionin e këtij viti pas hetimit që zbuloi se në votimet me 87 persona nuk kishte asnjë anëtar me ngjyrë dhe u zbuluan praktika të dyshimta etike. Ndaj “Golden Globes” nuk gjeti as partner televiziv për të transmetuar, as personazh që ta prezantonte as të ftuar.

Por fituesit u njoftuan në Twitter dhe filmat “West Side Story” dhe “The Power of the Dog”, kanë qenë fituesit më të mëdhenj.

KATEGORIA: TELEVIZION

Aktori më i mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi

Jason Sudeikis, “Ted Lasso” *FITUES

Aktorja më e mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi

Jean Smart, “Hacks” *FITUESE

Aktori më i mirë në një serial televiziv – dramë

Jeremy Strong, “Succession” *FITUES

Aktorja më e mirë në një serial televiziv – dramë

Mj Rodriguez, “Pose” *FITUESE

Aktori më i mirë në një miniserial ose film televiziv

Kate Winslet, “Mare of Easttown” *FITUESE

Seriali më i mirë – dramë

“Succession” *FITUES

Miniseriali ose filmi më i mirë televiziv

“The Underground Railroad” *FITUES

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist në një serial, miniserial ose film televiziv

Sarah Snook, “Succession” *FITUESE

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një serial, miniserial ose film televiziv

Oh Yeong-su, “Squid Game” *FITUES

Seriali më i mirë – muzikal ose komedi

“The Great”

You may also like