“Kështu jemi ne argjentinasit”, Lisandro Martinez: Futbolli është gjithçka, edhe fëmijë bëja sherr!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga pikat e dobëta të Manchester United në vitet e fundit ka qenë reparti difensiv.

“Djajtë e Kuq” pësonin shumë, mirëpo me ardhjen e Rafael Varane dhe Lisandro Martinez në verën e kaluar nga Ajax, situata ndryshoi dhe mbrojtja u shndërrua në një nga pikat e forta për ekipin e trajnerit Erik ten Hag.

Por, nëse Varane e kishte provuar veten më parë me Real Madrid e me kombëtaren e Francës, Martinez ishte ende një pikëpyetje. Megjithatë, pavarësisht se është në sezonin e parë në Premier League, argjentinasi është përshtatur menjëherë ndërsa bie në sy edhe lufta e fortë sportive sa herë që mbrojësi shkel fushën e blertë. Së fundmi, 25-vjeçari shprehet se futbolli për të është gjithçka dhe se është në natyrën e vetë argjentinasve të luajnë ashpër me kundërshtarët.
“Për mua është e vështirë të përmbahem në fushë, ndonjëherë dua ta “vras” kundërshtarin. Por, kështu janë argjentinasit, janë shumë të pasionuar pas futbollit. Për ne futbolli është gjithçka dhe prandaj ne japim maksimumin. Edhe kur isha fëmijë përfshihesha në sherre dhe sa herë humbisja nisja të qaja. Është diçka që ne e kemi në gjak dhe në zemër, ndaj nuk mund ta ndryshojmë.

Finalja me Newcastle? Trajneri i përgatit të gjitha ndeshjet si finale dhe kështu do të jetë edhe këtë rradhë. Skuadra do të jetë gati për Wembley-n”, u shpreh Martinez.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like