Këshilltari presidencial: Vuçiq duke takuar Putinin po promovon rolin e tij keqdashës në rajon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këshilltari presidencial Blerim Vela , ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, duke përmendur takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në twitter, Vela ka shkruar se se derisa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkëpunon me liderët e G7-ës, për të ardhme euroatlantike, Vuçiq duke takuar Putinin promovon rolin e tij keqdashës në rajon.

”Ndërsa presidentjaVjosaOsmani punon me liderët e G7 për të promovuar bashkëpunimin e bazuar në vlera që ankoron të ardhmen euroatlantike për Kosovën dhe rajonin, Vuçiq i Serbisë takohet me Putinin e Rusisë dhe promovon rolin e saj prishës dhe keqdashës në rajon. Një kontrast i qartë vlerash!”

You may also like