Këshilli Kombëtar zviceran miratoi ndryshimet në marrëveshjen e tatimit të dyfishtë me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këshilli Kombëtar zviceran pranon rregullimet e marrëveshjeve të tatimit të dyfishtë me Japoninë dhe Maqedoninë e Veriut. Të martën, ai miratoi protokollet përkatëse të ndryshimit.

Në rastin e marrëveshjes me Japoninë, Dhoma e Madhe tha po me 181 vota pro dhe asnjë abstenim, informon portali Shtegu. Ajo miratoi ndryshimet në traktatin me Maqedoninë e Veriut me 134 vora pro, 41 kundër dhe 6 abstenime.

Rregullimet në marrëveshjet e tatimit të dyfishtë përfshijnë, ndër të tjera, zbatimin e standardeve minimale të OECD kundër zhvendosjes së fitimeve nga korporatat shumëkombëshe. Propozimet shkojnë në Këshillin Shtetëror zviceran.

You may also like