Këshilli i ambasadorëve: Me shqetësim i përcjellim ngjatjet në pjesën veriore të Kosovës

by admin
Spread the love




Asociacioni për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare, Këshilli i Ambasadorëve i ndjek me shqetësim ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës pas largimit të shumicës së policëve dhe punonjësve në shërbimet administrative nga institucionet shtetërore.

Këshilli konsideron se liderët e Serbisë dhe të Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në vendet e tyre të punës në institucionet shtetërore, ndërsa liderët e Kosovës t’i respektojnë udhëzimet e liderëve evropianë dhe të SHBA-së për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimeve për ndërrimin e targave.

Kjo në të njëjtën kohë nënkupton se përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës duhet të kthehen sa më shpejt në tryezën e bisedimeve dhe përmes planit franko-gjerman të arrihet një zgjidhje paqësore, e arsyeshme dhe e qëndrueshme për problemet ekzistuese deri në një marrëveshje përfundimtare.

Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se përkeqësimi i situatës në këtë pjesë të Ballkanit mund ta destabilizojë edhe rajonin e Evropës Juglindore, me pasoja më të gjera për të gjithë kontinentin europian!

Këshilli është i bindur se ndërtimi i një shteti multietnik efikas, prosperues dhe ekonomikisht konkurrues varet mbi të gjitha nga zhvillimi i demokracisë dhe forcimi i bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve në atë shtet.


You may also like