Këshilli i ambasadorëve ishte nikoqir i delegacionit të ambasadorëve amerikanë të cilët vizituan vendin

by admin
Spread the love




Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut  nga 11 deri 13 maj ishte nikoqir i vizitës treditore të Këshillit të Ambasadorëve amerikanë udhëhequr nga Aleksander Antony Chorba, kryetar.

Gjatës vizitës delegacioni pati takime të ngjeshura me përfaqësues shtetëror e politik siç ishin takimet me presidentin Stevo Pendarovski,  Zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski , kryetarin e Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami si  dhe me Zëvendësshefin e Misionit të SHBA në Shkup Eric Mejer.

Gjatë takimit bilateral të dy delegacionet ranë dakord për bashkëpunim të mëtejmë mes veti në planin kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushatë aty ku është e mundshme.

Gjatë takimeve të delegacionit të Këshillit amerikanë me përfaqësues shtetëror dhe përfaqësues të partive politike opozitare delegacioni u informua për situatën politike dhe atë regjionale, procesin e integrimeve evropiane me theks të posaçëm ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe sundimin e ligjit  funksionimin e sistemit gjyqësor dhe situatën në regjion pas okupimit të një pjese të madhe të Ukrainës nga Rusia, si dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e  Ukrainës në luftën kundër agresorit rus.

Në takim u theksua gjithashtu se proceset e funksionimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi janë procese të vështira dhe të gjata dhe duhet të kalojë një kohë mjaft e gjatë deri në perfeksionimin e tyre.Të pranishmit në takime u informuan edhe për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve në SHBA dhe funksionimin e tyre duke e shprehur përcaktimin e SHBA edhe më tej do ta ndihmojë dhe përkrahi Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.


You may also like