Këshilla që ndihmojnë nëse keni problem me refluksin e esofagut

by admin
Spread the love

Valvula e esofagut, e cila e ndan atë nga stomaku, mund të mos arrijë kontraktimin e duhur edhe për shkaqe të ndryshme nga ushqimi. Për këtë arsye duhet të ndërmerren edhe këto masa krahas ushqimit të përshtatshëm:

  1. Ndërprisni duhanpirjen, nikotina e çliron muskulin e valvules se esofagut.
  2. Evitoni camcakizat, karamelet..
  3. Mos u shtrini menjehere pas ushqimit. Evitoni konsumin e vakteve vone ne darke.
  4. Evitoni shtrengimin e rrobave apo rripit ne zonen e mesit.
  5. Konsumoni vakte te shpeshta dhe te vogla.
  6. Nese jeni mbi peshe duhet te rrezoni peshen e tepert.
  7. Flini me gjysmen e siperme te trupit pak te ngritur me jastek
  8. Evitoni konsumin e ushqimeve te meposhtme qe nxisin refluksin:
  • ushqime te skuqura dhe shume te yndyrshme
  • menten
  • qumeshtin e yndyrshem
  • varjat
  • cokollaten
  • ushqimet me krem qumeshti apo krem pasticerie
  • ushqimet e gatshme te tipit “fast food”

9. Ushqimet e meposhtme predispozojne acarimin e mukozes se esofagut dhe duhen evituar:

  • agrumet, domatet
  • kafja
  • pijet me kafeine dhe te gazuara
  • caji

10. Ushqimet pikante dhe erzat gjithashtu mund te shkaktojne acarim.

Si te zgjidhni nder grupet e ushqimeve

  • Bulmeti: konsumoni vetem qumesht dhe kos me yndyre te reduktuar.
  • Perimet: evitoni domatet dhe te skuqurat.
  • Fruta: konsumoni molle, pjeper, shalqi, banana, pjeshke, dardhe, mana. Evitoni agrumet, ananasin.
  • Buke & drithra: lejohen ne pergjithesi te gjitha, pervec atyre qe gatuhen me shume yndyre ose shume erza.
  • Mish & nenprodukte: mishi pa dhjam, gjoksi I pules, pula e detit, peshku jane te pranueshme. Evitoni dhjamin, mishin me dhjam, sallamet, panceten.
  • Yndyrna: vetem vaj ulliri cilesor, gjalpe i fresket, gjalpe kokosi, ne sasi minimale.
  • Embelsira: konsumoni embelsira te gatuara me shume pak yndyre dhe sasi te moderuar sheqeri. Evitoni cokollaten.
  • Pije: lejohen pijet dhe cajrat pa kafeine, pa mente. Te evitohen lengjet e agrumeve, pijet ma kafeine.
  • Supat: te preferohen supat e bera me pak yndre. Te evitohen supat e gatshme dhe ato me krem qumeshti apo djathe te yndyrshem.

You may also like