Kërkohet zëvendësuesi i Pogba, United tenton edhe mesfushorin e Lazios

by admin
Spread the love

Ka lajme të reja nga Anglia në lidhje me të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic. Sipas asaj që shkruan “The Telegraph”, Manchester United ka bërë gati një ofertë për Lazion për të lënë të lirë mesfushorin.

Sipas të përditshmes britanike, “djajtë e kuq” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për serbin. Largimi i Pogbasë dhe mos transferimi i de Jong, kanë detyruar drejtuesit e klubit anglez që të kalojnë te plani B.

Ndonëse Rabiot është shumë pranë, United nuk heq dorë edhe nga Milinkovic-Savic. Lotito nuk ka pranuar të largojë xhevahirin e tij, duke pretenduar gjithmonë shumë para, por nëse vjen oferta e duhur atëherë edhe serbi mund të largohet nga Lazio. / Oversport.tv

You may also like