Kërkohet kthesa e madhe, Allegri rikuperon 6 lojtarë për sfidën kundër Bolognas

by admin
Spread the love

Një nga javët më të komplikuara në historinë e Juventusit mbyllet me disa qartësi: Allegri do të qëndrojë në pankinë, humbjet e klubit janë 254 milionë euro dhe për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Bolognas do të jenë të gatshëm 6 lojtarë më shumë në krahasim me sfidën e fundit kundër Monzas.

Për sfidën e 2 tetorit në “Allianz Stadium” kundër Bolognas, Max rikuperon Szczesny, Locatelli, Rabiot, Alex Sandro dhe dy të skualifikuarit Cuadrado dhe Milik.

Juventusi po kalon një moment të vështirë dhe tashmë nuk lejohen më gabime në kampionat, prandaj nga Allegri dhe djemtë e tij pritet kthesa e madhe të dielën e 2 tetorit. / Oversport.tv

You may also like