Kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit tek penda e Likovës po vazhdojnë

by admin
Spread the love

Pavarësisht kushteve të këqija dhe dukshmërisë së dobët, ekipet e zhytjes nga njësitë speciale “Ujqërit” dhe “Tigrat” si dhe pjesëtarë të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, vazhdojnë kërkimet për të gjetur 30 vjeçarin I cili ditë më parë u zhduk në ujërat e liqenit artificial “Glazhnja”.
Gjashtë zhytës të Njësisë Speciale “Tigrat” dhe tetë të tjerë nga Batalioni për Qëllime Speciale “Ujqit”, së bashku me pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , sot kanë vazhduar kërkimet. Po kërkohet fundi i liqenit, si dhe bregu i liqenit, njoftoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes së bashku me drejtorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim , Bekim Maksuti. /SHENJA/

MARKETING




You may also like