Kërkesë për paraburgim ndaj një personi i cili sulmoi fizikisht babain e tij

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.

Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.

Lexo lajme interesante

You may also like