Kërkesa e prokurorëve të SPAK drejtuar Kuvendit, Ylli Manjani del me reagimin e fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me letrën e prokurorëve të SPAK, ku kanë kërkuar zgjatjen e afatit të mandatit të tyre.

Postimi i Manjanit:

“Mbi idenë e përjetësisë së SPAK.

Prokurorët e SPAK, si të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e Republikës janë të përjetshëm në sistemin e drejtësisë.

Nuk e kuptoj se çfarë “përjetësie” më të madhe kërkojnë sot?!

SPAK, në vetvete, nuk është i përjetshëm. Ajo është një strukturë e posapme në fund të fundit. Si e tillë ajo nuk mund të jetë e përjetshme. E posaçmja nuk është e përjetshme. Në definicion e posaçmja është e përkohshme.

Në struktura të posaçme shërbjejnë magistratë të cilët janë pjesç e sistemit të drejtësisë ku shërbejnë aty përjetësisht. Dmth deri sa dalin në pension ose shkarkohen sipas ligjit.

Ndaj debati për përjetësinë e prokurorëve në SPAK nuk ka kuptim!

Një ditë SPAk do jetë thkesht pjesë e shërbimit të Prokurorisë në mënyrë harmonike. Se nuk ka shtet funksional me prokurori e gjykata paralele.

Ashtu siç eehe BKH do duhe të jetë një qendër e madhe e gjithë hetimit penal në vartësi të prokurorisë.

Ndaj ska kuptim të kërkosh përjetësi të gjërave të posaçme. Përjetësia e të posaçmeve ndodh vetëm në shoqëritë diktatoriale. Në demokraci e përgjithshmja është normë sjellje e

Përhershme.

Është njësoj sikur ti thuash zonjës Kim, fjala vjen, që të rrijë përjetësisht ambasadore e amerikës. Ajo është pjesë e shërbimit diplomatik Amerikan, por jo e përjetshme në Shqipëri.“-shkruan Manjani.

You may also like