Kërcënon Varheji: Maqedonia e Veriut duhet të ndërgjegjësohet

by admin
Spread the love

“Ky është një moment për kthjellim për Maqedoninë e Veriut, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, nxitja e njerëzve drejt dhunës dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm”, vlerëson komisari për Zgjerim Oliver Varheji në intervistën  për portalin  e Brukselit “Euraktiv”. Varheji thotë gjithashtu se vullneti për t’u zgjeruar po kthehet, dhe se ata janë  gati të ecin shpejt.

“Euraktiv” thekson se pasi Shkupi e zgjidhi mosmarrëveshjen me Bullgarinë anëtare fqinje të BE-së, Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit. Sa i përket Maqedonisë së Veriut,  ai thekson se së pari do të duhet të ndryshojë kushtetutën përpërfshirjen e bullgarëve në të, por nuk e ka konsensusin e nevojshëm në parlament. Kjo, e nxiti opozitën nacionaliste të organizojë protesta në Shkup, për të cilat Varheji thotë se i kalojnë vijat e kuqe themelore demokratike.

 OLIVER VARHEJI, EUROKOMISAR PËR ZGJERIM

“Ka kufij shumë të qartë për mënyrën evropiane të të bërit politikë, kufij shumë të qartë për politikën e qytetëruar dhe vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe janë kaluar nga opozita”.

Sipas tij Shqipëria ka treguar solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se vendet anëtare duan që të dy vendet të ecin përpara, por tani Tirana mund të vazhdojë më vete. Varheji thotë se i gjithë procesi i zgjerimit bazohet në merita, dhe tani gara po vazhdon, kushdo që dorëzon i pari duhet të ketë të drejtën të bashkohet i pari.

Në intervistë, Varheji vlerëson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e kthjelloi debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe tregoi nevojën e përshpejtimit të procedurave, në thelb të ndaluara nga Komisioni i mëparshëm.

 OLIVER VARHEJI, EUROKOMISAR PËR ZGJERIM

“Ne evropianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta përmbushim atë, se Evropa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor”.

“Euraktiv” rikujton se vitet e fundit, ka pas pak vukllnet  për zgjerim brenda BE-së dhe disa vende anëtare kanë bërë thirrje për reforma në Union përpara se të pranojnë anëtarë të rinj.Eurokomisari pret që komisioni europian tani të ketë një vullnet të qartë politik, i cili nuk ka qenë gjithmonë i dukshëm. /SHENJA/

 

You may also like