Kërcënoi se do të digjte Kuranin në shesh pubik, lideri danez ndalohet nga Britania e Madhe

by admin
Spread the love

Një politikan danez i ekstremit të djathtë është ndaluar nga Britania e Madhe pasi kërcënoi se do të digjte një kopje të Kuranit në Wakefield.

Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat tha se Rasmus Paludan, themeluesi i partisë anti-islame Stram Kurs, ishte shtuar në listën vëzhguese të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Paludan kishte thënë se kishte planifikuar të digjte tekstin fetar në një shesh publik në qytetin West Yorkshire këtë javë. Kjo vjen pasi katër nxënës në një shkollë të Wakefield u pezulluan për shkak të dëmtimit të një kopje të Kuranit.

Në një video të postuar në Twitter të dielën, Paludan tha se do të udhëtonte në qytet për të luftuar kundër forcave jodemokratike. Ai pretendoi se kishte ndërmend të digjte Kuranin të mërkurën që të përkonte me fillimin e Ramazanit.

Paludan ka mbajtur disa protesta të mëparshme në të cilat teksti islamik u dogj, me disa që çuan në kundër-demonstrata të dhunshme. Në janar ai dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm. Kjo protestë u bë pjesë e një mosmarrëveshjeje diplomatike midis Turqisë dhe Suedisë – me Turqinë që tani e mban anash kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministri i Sigurisë i tha Dhomës së Komunave për ndërhyrjen e tij pasi Simon Lightwood, deputeti laburist për Wakefield, ngriti shqetësime të hënën për vizitën e mundshme të tij.

“Politikani islamofik danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan tha se do të udhëtojë nga Danimarka në Wakefield me qëllimin e vetëm për të djegur një Kuran në një vend publik. Z. Paludan ishte burgosur më parë në Danimarkë për deklaratat e tij urrejtjeje dhe raciste. Ai është një njeri i rrezikshëm që nuk duhet lejuar në këtë vend. A mund të më sigurojë sekretari i brendshëm mua dhe komunitetin tim se qeveria po merr masa për ta parandaluar këtë?”, tha Lightwood.


Top Channel

You may also like