Kërcënoi dhe u përlesh me policët, gjykata merr vendimin për ish-kreun e Këshillit të PD dhe të afërmit e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të këshillit të PD-së në qarkun e Kukësit, Abedin Oruçi. Ish-zyrtari i Kukësit hetohej nga prokuroria për 3 vepra penale: “Ndërtim të paligjshëm”, “kundërshtim i funksionarëve publik” dhe “kanosje për shkak të detyrës”.

Kujtojmë se më 19 tetor të vitit të shkuar, Abedin Oruçi u përlesh dhe me bodigardët e kryebashkiakut Safet Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze.

Gjykata ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, Oruçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndonëse nga përplasja mes tyre mbetën të lenduar 5 efektivë të Policisë së Shtetit.

Vendimet e Gjykatës së Kukësit:

Pushimin e çështjes për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të POlicisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” ndaj të pandehurit Abedin Oruci.

Pushimin e çështjes për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim për Petrit Oruçin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, në bashkëpunim për Englant Ollomanin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” ndaj Behar Durakut.

You may also like