Kërcënohet nënkryetarja e LSI në Tiranë, Petrit Vasili: U kërcënua sepse tregoi me fakte e emra se si ka vjedhur qeveria e Ramës me inceneratorët

by admin
Spread the love

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shkruar në rrjete sociale se është kërcënuar nënkryetarja e kësaj force politike në Tiranë, Briseida Shehaj.

Vasili shkruan në rrjete sociale, se Shehaj është kërcënuar sepse ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Nënkryetari i LSI, thotë se SPAK të bëj detyrën e saj dhe të vendosë përpara drejtësisë kërcënuesit.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Kercenohet N.Kryetarja e LSI Tirane Briseida Shehaj.
U kercenua sepse u tregoi shqiptareve me fakte dhe emra se si ka grabitur, vjedhur e plackitur qeveria e Edi Rames me Inceneratoret.
Sikur SPAK te bente cerekun e asaj, qe beri Brisida Shehaj ne nje emision televiziv, nga Edi Rama,Erion Veliaj e dhjetra te tjere do te ishin me kohe perpara drejtesise.
Drejtesia te beje naten dite dhe te gjeje horrat, qe edhe vjedhin miliarda leke dhe guxojne te kercenojne.
Mjerim per shoqerine civile, qe hesht kur nje drejtuese politike femer kercenohet se denoncon korrupsionin gjigand.
Sa per ambasadoret dihet….jane ne Weekend.”-shprehet Vasili.

You may also like