Kërcënimet për bomba në Maqedoninë e Veriut, NATO është duke e analizuar situatën

by admin
Spread the love




Zyrtarët e NATO-s kanë informuar institucionet në Maqedoninë e Veriut se janë të informuar për kërcënimet për vendosjen e bombave në Maqedoninë e Veriut, të cilat së fundi përveç shkollave kanë prekur edhe hotelet dhe instittucione të tjera. Kreu i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka thënë se në selinë e Aleancës Veriatlantike kanë deklaruar se po analizojnë situatën për të mësuar se çfarë po ndodh konkretisht. Ndërkohë, Osmani ka deklaruar se parapakisht e kanë informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se NATO-ja nuk është adresa për këtë çështje specifike, sepse kjo kërkon një hetim policor.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“NATO nuk ka mekanizma të tillë. NATO-ja ofron më shumë mbështetje për diagnostikimin e dobësive të sistemit duke propozuar plane afatmesme dhe afatgjata për ta bërë sistemin më rezistent ndaj kërcënimeve dhe sulmeve hibride, por nuk ka asnjë mision që do të bënte hetime”

Megjithatë, Osmani ka vlerësuar se fenomeni i kalon kufijtë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë e ka vërejtur personalisht gjatë vizitës në Podgoricë. /SHENJA/


You may also like