Këpucët e Arbanës nga spekaktali i fundit morën gjithë vëmendjen e rrjetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arbana Osmani ka veshur mbrëmjen e kaluar një palë këpucë që u komentuan më shumë se veshja e saj në total. Me platformë, të zeza, rreth 15 centimetër dhe me një çmim të konsiderueshëm, këto taka janë kthyer në trend.

I veshi Dua Lipa në pasarelën e ‘Versace’, e më tej Lady Gaga, Ariana Grande, Olivia Rodriguez, e nga shqiptaret ia pamë edhe Lori Hoxhës, teksa ajo vizitonte Parisin.

Arbana mbrëmë kishte zgjedhur t’i vishte me një fustan bardh e zi teksa festohej Krishtlindja.

Mirëpo ndjekësve nuk iu ka shpëtuar çmimi i tyre. Faqja “Albanian Street Style” ka treguar se kushtojnë plot 1100$ dhe janë të markës Valentino Garavani.

Po ju do shpenzonit kaq shumë për këpucë?/revistawho.com

You may also like