KENTAKI – 25 viktima nga përmbytjet, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love

KENTAKI, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën Kentakin arriti në 25, përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, sipas zyrës së guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore, e cila ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

Ndër historitë tragjike që nisin të dalin 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët.

Ata ishin tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, i shkatërruar nga përmbytjet.

Presidenti ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga moti i keq.

Biden ka vendosur gjithashtu të ndajë fonde federale për të mbështetur qeveritë lokale në rindërtimin pas katastrofës dhe menaxhimin e emergjencës.

Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në SHBA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKOMENT – Pse kaq pak filma të rinj në kinema?

You may also like