Keni xhelozi me Berishën se kush do të jetë kreu i opozitës? Ja si përgjigjet Ilir Meta

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme është ndalur dhe te protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme.

I pyetur se pse Partia Demokratike nuk është bashkë organizatore e kësaj partie, Meta u shpreh se kjo nuk ka rëndësi pasi dikush duhet të merrte inciativën.

“Ne këtë çështje e kemi pasur prioritet gjithmonë, me fakte dokumenta.
Është e rëndësishme sepse shteti është kapur, protesta është e hapur për të gjithë qytetarët dhe ata që kanë ndjeshmërinë ti bashkohen”, tha Meta.

Më pas ish-presidenti u pyet për marrëdhënien e tij mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tij dhe a ka ndonjë xhelozi mes tyre se kush do të jetë lideri i opozitës, Meta u shpreh: “Nuk jemi në këtë diskutim. Berisha është kryetar legjitim i PD dhe ne respektojmë vullnetin e PD.

Unë jam kryetar i PL një parti e përkushtuar për të bërë një opozitë të vërtetë dhe frontale. Jemi shprehur të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe çdo grup tjetër, natyrisht ne kemi axhendën tonë dhe jemi të hapur për të kordinuar me PD dhe me të gjitha forcat e tjera. Raporti im me Berishën është një raport shumë korrekt.”-tha ai.

You may also like