Këngëtarja shumë e dashur për publikun zbulon se vuan nga një sëmundje e rëndë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Sia ka zbuluar se është diagnostifikuar me çrregullime të spektrit autik. Gjatë një dalje në një episod të Rob Has a Podcast, këngëtarja australiane zbuloi: “Unë jam me autizëm dhe jam në rikuperim.”

Sipas People, Sia u shpreh: “Për 45 vjet, unë kam thënë: ‘Duhet të shkoj të vesh kostumin tim njerëzor’. Dhe vetëm në dy vitet e fundit jam bërë plotësisht, plotësisht vetvetja”.

Sakaq, këngëtarja australiane ka folur më parë publikisht për vështirësitë e saj dhe kohën e kaluar në rehabilitim për varësinë nga alkooli.

“Askush nuk mund të të njohë dhe të të dojë kur je plot me sekrete dhe… jeton në turp,” shtoi Sia, duke vënë në dukje se ishte e lehtësuar kur “mësoi se çfarë neurotipike mund të ketë ose jo”./.Botapress.info/

You may also like