Këngëtarja e njohur i jep fund lidhjes

by admin
Spread the love

Emeli Sande është fejuar me të dashurën e saj Yoana Karemova!Këngëtarja e bëri të ditur lajmin të mërkurën, me një postim në rrjetet sociale ku u shfaq duke treguar unazën e saj me diamant dhe rubin teksa shkroi: “Unë thashë po!”

Lajmi vjen gjashtë muaj pasi ajo njoftoi se ishte pjesë e komunitetit LGBT dhe në një lidhje me Yoanën. Kjo do të jetë martesa e dytë e Emelit pasi ajo ishte martuar më parë me biologun detar Adam Gouraguine.

Çifti u nda në vitin 2014, pasi kishin një lidhje prej më shumë se një dekade.

Në mars, Emeli u pyet nëse tani e konsideron veten si biseksuale, për të cilën ajo tha: “Nuk jam e sigurt se si identifikohem, por mendoj se po. Thjesht ndihem sikur duhet të dashurohem me këdo që dashurohem’.

Në prill, këngëtarja pranoi se do të dëshironte të fliste për orientimin e saj seksual pasi tha se më në fund ndjehet sikur mund të jetë vetvetja pasi njoftoi marrëdhënien e saj me dikë të të njëjtit seks./Botapress.info/

You may also like