Këngën e “Dajos” e bëra pasi ndërroi jetë nëna, shikoj fotot e saj para se të këndoj

by admin
Spread the love

Këngëtari shumë i njohur dhe i dashur i muzikës popullore shqiptare, Ervis Behari ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku si rrallëherë ka rrëfyer shumë të pathëna për karrierën e tij. Artisti tregoi se ka nisur të këndojë që kur ishte i vogël me gjyshin e tij, ndërsa kënga që e bëri Ervisin shumë të njohur është ajo kushtuar dajës.

Behari zbuloi se e ka xhiruar këtë këngë që sot është ‘pasaportë’ për të, kur nëna e tij kishte ndërruar jetë dhe kjo këngë është dedikim për të. Më tej, ai foli edhe për këngën dedikuar nënës së tij, të cilën e ka nxjerrë një javë pasi ajo ndërroi jetë. “Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që çdo koncert timin e nis me këngën e “Nënës”. Madje, para se të dal në skenë shikoj ato fotot, e kam për energji të mirë.

Të gjitha këngët e mia, sidomos kënga e “Dajos” është bërë pasi ndërroi jetë nëna ime. Është një nga ato këngë që mua më ka lënë pasaportën, le të themi. Më ka identifikuar. Tekstet e këngëve të mia i ka shkruar Arben Duka, i cili është një poetët më të mirë që ka Shqipëria. Them që ka sepse ai mbetet gjallë përmes veprave të tij.

Unë kam nxjerrë këngën e nënës, një javë pasi nëna ime kishte ndërruar jetë dhe ka qenë dita e 7 kur unë kam xhiruar videoklipin në fshatin tim. Dua të them këtë gjë, që Zoti ndoshta të jep edhe fuqi, kur e mendon që të largohet një njeri i afërt nga jeta.

Kënga e “Nënës” është inçizuar gjatë kohës që nëna ime ishte e sëmurë, nuk e dija, në atë kohë e mora vesh. Nuk e dija që ishte e sëmurë aq rëndë, më thotë Adi Hila, do bëjmë një këngë për nënën. Po, patjetër, i thash. Ndërkohë, që ai e dinte historinë time”- tregoi Ervis Behari në emisionin “Abc e Mëngjesit” në Abc News.

You may also like