Kënga e re e Efit ka një mesazh shumë të rëndësishëm që çdo vajzë duhet ta dëgjojë

by admin
Spread the love

Efi Gjika ka publikuar sot këngën e saj më të re me titull “Bad Pics”, një këngë që mbart një mesazh shumë të rëndësishëm. Kënga i përket çdo vajze që ndihet e pasigurt, që dëshiron të duket perfekte në fotot në rrjete sociale dhe nuk tregon sesi është vërtetë. Efi Gjika me këtë këngë i kujton vajzave se ato janë të bukura siç janë, natyrale dhe nuk është e domosdoshme të dukesh perfekte.

“A je perfekte? Jo! Askush nuk është perfekt. Të gjithë kemi difekte dhe është normale, por disa njerëz nuk e kuptojnë këtë dhe ky është problem. Unë zgjohem çdo mëngjes, bëhem gati dhe pastaj stresohem se çfarë do vesh, si të lyhem, si t’i bëj flokët. Jam gjithmonë duke menduar gjatë dhe duke u ndjerë e pasigurtë se çfarë të tjerët mendojnë për mua. Kështu harrova kush isha. Prandaj bëra një këngë që flet për të qenit vetvetja, për të mos u stresuar çfarë të tjerët mendojnë, për të mos krahasuar veten me të tjerët. Është sesi jam unë vërtet”, shprehet Efi.

Po ju lëmë ta dëgjoni në vazhdim këngën.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like