Këndellet Malisheva, fiton në udhëtim te Feronikeli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Malisheva ka fituar në udhëtim te Feronikeli me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Mysafirët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Hysenit, por Smakiqi shpëtoi Niklin në minutën e 15-të.

Feronikeli më pas rrezikoi me anë të Pllanës e Kiqinës, mirëpo goditje e tyre përfunduan jashtë porte.

Malisheva u rikthye në raste me anë të Olivier, por edhe këtij i mungoi saktësia.

Në pjesën e dytë, Malisheva ishte më kërkuese dhe ia doli të shënonte golin e fitores.

Ishte minuta e 90+3, kur Sobwale realizoi për 1-0, për t’i siguruar Malishevës fitoren e parë pas më shumë se pesë ndeshje radhazi.

Pas javës së 14-të, Malisheva gjendet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa Feronikeli është në të fundit me dhjetë sosh.

You may also like