Kendall Jenner tregon sekretin “11 minuta” për bark të sheshtë

by admin
Spread the love

Njësoj si ne edhe Kendall Jenner nuk ka kohë të shkojë në palestër çdo ditë, por modelja e ka gjetur një zgjidhje që e ndihmon shumë të qëndrojë në formë edhe në kushte shtëpie.

Vetë Kendall ka publikuar një rutinë të gjatë 11 minuta dhe të thjeshtë që e ndihmon shumë për ta mbajtur trupin në formë. Vetë ajo garanton rezultate të shpejta nëse arrini të mbani edhe një regjim të mirë ushqimor.

Këtë video që mund ta gjeni lehtë në You Tube, e kanë bërë share edhe shumë influencer fitnesi që gjithashtu janë të bindur për ndryshimin që këto ushtrime japin.

Në të përfshihen ushtrimet si më poshtë:

  1. Plank në secilin krah, 30 sekonda.

 

  1. Plank me trupin e ngritur, 30 sekonda

 

  1. Plank në secilën anë të trupit, 15 sekonda

 

  1. Lateral plank me abs, 5 herë për secilën anë

 

  1. Plank duke këmbyër këmbët dhe duart, 15 sekonda

 

  1. Plank duke imituar ngjitjen në malore, 15 sekonda

 

  1. Plank duke sjellë gjurin të prekë bërrylin, 5 herë në secilën anë

 

  1. Muskuj barku klasikë, 20 herë

 

  1. Bike abs, 30 sekonda

 

  1. Vertikal abdominals, 20 sekonda

 

Mund të duken të vështira, por janë të realizueshme nga çdokush! Kështu do keni bark të sheshtë si Kendall.

You may also like