Kendall Jenner shfaqet ekstavagante dhe plot sharm nga festa e Krishtlindjeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Festa vjetore e Kris Jenner në prag të Krishtlindjeve u anulua për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Por, kjo nuk ka ndikuar që Kendall Jenner të festoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Modelja 26-vjeçare dukej gati për tapetin e kuq, teksa shihet e veshur me një fustan të zi në fotot e postuara në Instagramin e saj.

Ajo dukej se po i shijonte festimet me verë të kuqe që mbante në dorë dhe dukjen ekstravagante, shkruan DailyMail.

Fustani i gjatë dhe elegant i Kendall-it përmbante një dizajn pa rripa dhe bishtë masiv që tërhiqej në dysheme.

E dashura e yllit të NBA-së, Devin Booker, plotësonte pamjen e saj natyrale me grim të theksuar.

Kendall ndau gjithashtu një video të lezetshme të mbesave dhe nipërve të saj duke reaguar ndaj mbërritjes së babadimërit.

Megjithatë ajo – së bashku me Kylie dhe Kourtney Kardashian mungonin në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes të postuar të premten.

Nëna e saj Kris kishte marrë vendimin që festa vjetore e Krishtlindjeve Kardashian të mos mbahej zakonshëm si çdo vit, për shkak të rasteve në rritje të COVID-19 në zonën e Los Angeles.

66-vjeçare kishte disa gjëra të planifikuara për mbrëmjen dhe ‘do t’i bashkojë vajzat dhe nipërit e saj në prag të Krishtlindjeve, por kjo është e gjitha’, sipas TMZ.


Në vitin 2020, Khloe ishte ajo që njoftoi se festa nuk do të vazhdonte siç ishte planifikuar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Festa e fundit e madhe e Kardashian në prag të Krishtlindjeve u organizua në shtëpinë e Kourtney Kardashian në 2019.

Këtë vit të gjithë sytë ishin në rrjetet sociale për të parë nëse Pete Davidson do të shfaqet si një nga të ftuarit e familjes, pasi Kim së fundmi prezantoi të dashurin e saj të ri me fëmijët e saj.

“Pete takoi fëmijët e Kim dhe ajo e prezantoi me ta si “mikun i saj”, sipas burimeve të Hollyëood Life.

Festat familjare të këtij viti do të kenë të ftuar për herë të parë, të fejuarin e ri të Kourtney Kardashian, Travis Barker.


You may also like