Kemi rënë dakord me ASH-në për pjesën më të madhe – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para mbledhjes së sotme të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së për mediat tha se do të bisedohet për shumë tema, ndër ta edhe zgjerimi i shumicës qeveritare. Ai shtoi se në takimin e sotëm me Taravarin janë dakorduar për shumicën e çështjeve programore, por nuk kanë folur për zgjidhje konkrete kadrovike, përcjell KlanM.

“Në pjesën më të madhe kemi rënë dakord, si Taravari nuk mund të them sa është në përqindje, por detajet mbeten për t’u përcaktuar gjatë periudhës së ardhshme. Kam biseduar edhe me Alternativën, kemi pasur takime në ditët e kaluara, do të ketë edhe në ditët në vijim”, tha sonte Kovaçevski.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në takim është diskutuar për një sërë temash aktuale, si reformat në drejtësi dhe prokurori, si dhe partneriteti strategjik me SHBA-në, ndërsa shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like