Kemi realizuar takime – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së ka ftuar sonte mbledhje të Këshillit Ekzekutiv të partisë që ai dretjon, ku ndër tjera diskutohet përfshirja e ASH-së në qeveri. I pyetur rreth bisedimeve me Alternativën dhe fatin e kësaj partie në qeverinë e drejtuar nga Kovaçevski, ky i fundit u përgjigj shkurt.

“Me Alternativën poashtu kemi pasur takime në ditët e kaluara. Normalisht do të kemi takime të tjera në ditët e ardhshme edhe me Alternativën ku do të bisedojmë rreth zhvillimit të bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se me partinë e drejtuar nga Arben Taravari janë dakorduar për pjesën më të madhe programore, ndërsa shtoi se nuk kanë biseduar për çështje kadrovike./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like