“Kemi qenë gra të shtypura”, Dua Lipa flet për gazetën britanike: Vëllai dhe motra ime…

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka treguar se nuk ka frikë të shfaqë veten e saj në të gjitha aspektet dhe kërkon që edhe vajzat e tjera të ndjehen të lira ta bëjnë këtë. “Si gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh”, tha artistja shqiptare për gazetën britanike “The Sun”.

Dua Lipa, e cila sapo ka mbyllur turneun e saj të suksesshëm “Future Nostalgia”, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë. Ajo ka tre këngë të renditura në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu fituese e çmimeve “Grammy”, “Brits”, “Billboard” dhe “MTV Awards”.

“Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë”, tha Lipa. Teksa po shikonte vëllain dhe motrën e saj më të vogël Lipa u shpreh shpresëplotë se gjërat do të ndryshojnë për mirë.

“Brezat e rinj kanë një vështrim vërtet interesant për jetën. Mënyra se si ata mendojnë është shumë më e zhvilluar. Vëllai im është 16 vjeç. Ai është shumë më i interesuar për mënyrën se si funksionojnë gjërat në botë. E njëjta gjë me motrën time. Ndoshta është interneti ose mënyra se si ne kemi evoluar si njerëz . . .”

You may also like