Kemi qarë kur e pamë nuse, në Lushnje u hodhën f*shekzj*are

by admin
Spread the love

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i dhanë fund ‘beqarisë’ duke kurorëzuar ‘dashurinë’ e tyre me dasmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP ditën e djeshme. Ky event është përjetuar shumë nga të gjithë ndjekësit e këtij formati, e sigurisht edhe nga familjarët e dy banorëve të shtëpisë së BBV.

E ftuar së fundmi në programin ‘Ftesë në 5’, ishin tezja dhe shoqja e ngushtë e Kiarës. Tezja e moderatores rrëfeu se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i veçantë, ndërsa nënvizoi se edhe Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

“Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë.

Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte.

Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares. Unë sot kam marrë një mesazh sot që dikush nga Amerika më tha sa të dalin Kiara dhe Luizi do i blej një shtëpi.

Sakaq, edhe shoqja e Kiarës u shpreh se dhe pse kjo nuk ishte dasmë e vërtetë, ishte në fakt dasma e shqiptarëve. “Që do të ndodhte me një moment me gjithë këtë kujdes e rëndësi nga Luizi, momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëje se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë.

U duk si fundi i filmave të Disney kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve” – tha shoqja e Kiarës në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

You may also like