“Kemi pirë gjakun e njëri-tjetrit”, Megan Fox jep detaje nga fejesa me Machine Gun Kelly

by admin
Spread the love

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë fejuar edhe zyrtarisht.

Aktorja 35-vjecare mori një propozim të jashtëzakonshëm nga machine Gun Kelly. Kelly këtë propozim e ka bërë pas më shumë se një vit e gjysëm lidhjeje.

Fox ka përshkruara emocionet që ia ka dhuruar lidhja.

“Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria. dhe karma. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur nëpër ferr së bashku, dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të,” shkroi Fox në postimin e saj. “Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po … dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit.”

Kelly ka treguar për unazat që janë shkëmbyer për këtë fejesë.

“Dy gurët në formë dardhe janë vendosur në dy breza që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, shkroi Kelly në Instagram.

Fox dhe Kelly u takuan në mars 2020 gjatë xhirimeve të “Midnight in the Sëitchgrass”. Ata e bënë publike lidhjen në Instagram në korrik 2020 dhe kanë qenë të pandarë që atëherë.


You may also like