Pas kualifikimit në çerekfinalen e Champions League, Bayern Munich rikthehet të luajë në Bundesligë teksa të dielën e pret përballja në transfertë ndaj Bayer Leverkusen.
Në konferencën për shtyp, trajneri i bavarezëve Julian Nagelsmann vendosi theksin te informacioni që shpeshherë del nga dhomat e zhveshjes të skuadrës. Një shqetësim që tekniku 35-vjeçar e ka të vazhdueshëm ndërsa së fundmi u shpreh se spiunët janë një specie e bezdisshme.
“Spiunët janë një specie e bezdisshme, sa herë shëtis nëpër qytet shoh shumë të tillë. Është e vështirë të lirohesh prej tyre. Nuk e kuptoj se çfarë përfiton personi që transmeton informacione të tilla. Gjithsesi, për mua e rëndësishme është të shoh veten në pasqyrë dhe të trajtoj mirë lojtarët dhe stafin tim. Shpresoj që këta personat që flasin dhe nxjerrin informacione të mos e shohin dot veten në pasqyrë”, u shpreh Nagelsmann./Super Sport
Top Channel
//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];
function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());
gtag('config', 'UA-7855069-1');
//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));