“Kemi ecur me kilometra”, Aktori hollivudian largohet në këmbë nga Ukraina, foto bëhet virale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i famshëm hollivudian, Sean Penn, kishte udhëtuar në Kiev të Ukrainës para fillimit të sulmeve ruse, ndërsa tash – si shumë ukrainas – është detyruar të largohet nga ai vend.

Lidhur me largimin e tij, 61-vjeçari i ka njoftuar miqtë dhe fansat përmes Twitterit. Ai e ka publikuar edhe një fotografi, në të cilën shihet kolona e automjeteve.

“Unë dhe dy kolegë kemi ecur me kilometra deri në kufirin polak pasi e braktisëm veturën tonë në një anë të rrugës. Pothuajse të gjitha automjetet në këtë fotografi bartin vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë shenjë bagazhi, ndërsa automjeti është e vetmja pronë e tyre me vlerë”.

Miqtë e fituesit të çmimit Oscar e kanë përgëzuar për largimin e tij, si dhe e kanë mbështetur për ditët që i ka kaluar duke xhiruar një dokumentar për sulmet ruse në Ukrainë.

“Është një gabim brutal i jetëve të marra dhe i zemrave të thyera, ndërsa nëse nuk tërhiqet, besoj se (Vladimir) Putini do të bëjë gabimin më të tmerrshëm për mbarë njerëzimin”, kishte thënë Penn më herët.


You may also like