Kelmendi: U kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë

by admin
Spread the love

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, është përfshirë në debatin për lejimin ose jo të bartjes së shamisë në shkolla i cili është riaktualizuar së fundmi.

Ai ka thënë se “u kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë”, derisa ka kërkuar që gratë të flasin për vete.

“Pse mos ta qesin nga një shami edhe për vete këta?! Le ta provojnë si është mbuluar në 38 gradë celzius. Lejini gratë të flasin për vete! #shekullli21”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Debati nëse duhet të lejohet bartja e shamisë në shkolla ose jo është rikthyer, me qëndrimet pro dhe kundër, pas kërkesës për ndryshim të udhëzimit administrativ që e ndalon një gjë të tillë.

Madje, kjo kërkesë ka shkuar edhe në Ministrinë e Arsimit derisa edhe në rrjete sociale ka nisur një fushatë që e kërkon ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ.

You may also like