Këngëtari Luiz Ejlli vijon të jetë një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Edhe pse dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë fikur prej 6 majit, fituesi është ende qendra e vëmendjes.
Luizi është shumë aktiv në rrjete sociale, aty ku fansat e tij presin çdo ditë me padurim që ai të publikojë foto e video, për të mësuar më shumë rreth tij. Së fundmi, këngëtari ka publikuar edhe një foto të tij, ku ka marrë mbi 100 mijë pëlqime dhe komente.
Madje, një nga komentueset është edhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Kejvina Kthella. Fillimisht ajo i ka shkruar që donte bluzën e tij dhe t’ia niste me postë. Duke parë reagimin e fansave të fituesit të këtij edicioni të BB VIP, modelja e njohur ka vendosur që të lërë disa komente të tjera.
“Aman një foto bashkë, please”, shkruan Kejvina, e cila nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u eliminua nga shpulla që i dha Luizit. Më pas modelja seksi i shkruan: “OOO Luiz o yll”.