Kejvina & Armaldo debatojnë ashpër me Luizin: Kokrra mashtruesit, burracak, injorant

by admin
Spread the love

Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli, dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë përfshirë në një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin, ky dyshja kanë ngritur edhe zërin. Luizi i është drejtuar maestros me termin ‘çapaçul’, teksa ky i fundit i ka kërkuar mos ta përdorë më si fjalë kundrejt tij.

Me tone të larta, Armaldo i ka thënë se ai ka hyrë në shtëpinë e Big Brother si Armaldo Kllogjeri dhe me termin ‘çapaçul’, Luizi mund t’i drejtohet njerëzve që e lejojnë. “Unë kam hyrë këtu si Armaldo Kllogjeri, shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë”- ka thënë maestro.

Ndërkaq, debati ka vijuar për disa orë, teksa Armaldo i ka kërkuar këngëtarit mos të ofendojë më. Pjesë e debatit është bërë edhe Kejvina, e cila është shfaqur e acaruar pas kësaj situate kaq të tensionuar brenda shtëpisë.

Armaldo: Mua në sy të të tjerëve mos më ofendo!

Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

Armaldo: kjo nuk është shaka, kjo është të bësh sherr!

Kejvina: O kokrra mashtruesit, mbaje tani! Burracak, idiot, egoist, injorant!

You may also like