Ke përcjellë vetëm energji negative në këtë shtëpi që në fillim

by admin
Spread the love

Pas puntatës së kaluar të Big Brother VIP Albania, të gjithë banorët u mblodhën në oborrin e shtëpisë ku darkuan e kërcyen nën tingujt e muzikës, duke festuar ditëlindjen e moderatores Kiara Tito.

Por, pavarësisht gëzimit që kishin në shtëpi, gjatë mbrëmjes është shënuar edhe një diskutim i vogël mes dy shokëve, Amos Zaharia dhe Olta Gixhari. Aktori ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Oltës brenda shtëpisë, duke e mbështetur në çdo debat, por mbrëmë i ka dalë kundër.

Amosi i ka kërkuar aktores të heqë dorë nga ndërhyrja në marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, ndërsa nuk ngurroi t’i thonte se që në nisje të kësaj aventure, ajo ka përcjellë vetëm energji negative, duke i sulmuar të gjithë konkurrentët.

Nga ana tjetër, edhe Dea tha se ata janë askushi për të paragjykuar qëndrimin e Kiarës, pasi ajo ka ndjenja për Luizin.

You may also like