KDI: Dialogu Kosovë – Serbi është interes kombëtar dhe i domosdoshëm

by admin
Spread the love

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur të mërkurën diskutimin me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësuesve të shoqërisë civile me
pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në
Kosovë.

Në këtë diskutim janë adresuar çështjet si: dialogu në mes Kosovës dhe
Serbisë për më shumë se një dekadë, si dhe mos arritja akoma e një marrëveshje
finale mes dy vendeve. Po ashtu, është diskutuar edhe për tabelat e veturave
tek diskutimet mbi elementet e marrëveshjes finale, në sensin sa janë gjasat që
Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet?.

Njëkohësisht në këtë diskutim u fol edhe për ndikimin e situatës së re
gjeopolitike në raportet dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pos tjerash në diskutimin e KDI-së, vëmendje mori edhe Berlini, respektivisht
dinamika e re që ka ky shtet në procesin e dialogut, në kontekstin se çfarë
mund të shtyjë përpara procesin e dialogut?, Si mund të përafrohen palët tek
marrëveshja finale? Si e sheh shoqëria civile rolin e saj në këtë proces?.

Drejtori ekzekutivi i KDI-së Ismet Kryeziu, foli për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Zhvillimet globale dialogun Kosovë – Serbi. Kurti sa është i gatshëm të lëviz
në këtë drejtim dhe pakënaqësinë ndërkombëtare. Shpeshherë kemi pasur përplasje
të brendshme dhe alternativë për të arritur drejt marrëveshjes, a ka Kosova
plan dhe alternative se si të arrijë te dialogu”, tha ai.

Violeta Haxholli, menaxhere e projektit në KDI, tha se ky institucion ka
qëndrimi në mbështetje të çështjes së dialogut Kosovë- Serbi dhe së dialogu është
interes i dyanshëm në mes të dyja shteteve.  “Tani me zhvillimet e fundit në Ukrainë
kemi parë kërkesa të shtuara që Kosova dhe Serbia të përkushtohen në dialog në
shkuarjen e një marrëveshje finale. Dialogu në vitet e fundit ka pasur procesin
më të ngadalshëm. Nga ajo kohë k pasur progres të ngadalshëm të dialogut”. “Kjo
për faktin se mbeten shumë çështje të pazgjidhura dhe prek jetën e qytetarëve.
Ne kemi parë që për shkak të disa marrëveshje për lëvizjen e lire i ka detyrua palët
të kthehen në tryezë bisedimesh siç janë tabelat nuk është arritur një
marrëveshje. Kur flasim për dialog besoj që dialogu për Kosovën është i  rëndësishëm në aspektin e brendshëm dhe të
jashtëm. Ende nuk ka integrim të qëndrueshëm”, tha ajo.

Sipas Haxhollit, dialogu është i rëndësishëm për të dyja shtetet  në drejtim të integrimit në BE. “Është e rëndësishme që institucionet të zbatojnë një dialog të brendshëm me qytetarët serb. Në aspektin e jashtëm dialogu ka ndikim në sigurimin e njohjeve të reja. Ata presin marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Asnjëra nga këto dy shtet nuk mund të lëvizin në BE pa pasur marrëveshje. Zotëri Bislimit tha se nuk ka pasur progres. Nuk ka pasur progres as në çështjen e të pagjeturve. Nëse Kosovë dhe Serbi nuk po gjejnë zgjidhje për tabelat e veturave dhe energji sa mund të pritet për marrëveshje të tjera”, tha ajo. 

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha tha se pengesa në procesin e anës së dialogut i përket palës serb. “Dialogu i Kosovë është një nga politikat kyçe të cilat janë të rëndësishme pre stabilitet rajonal. Në veçanti sfondi i sferës ndërkombëtare. Unë e kam një paqartësi, çka po done Serbia. Pengesë në kuadër dialogut e shoh anën e Serbisë”, tha ai. 

Ndërkaq, analisti politik Dukagjin Gorani, ka thënë se përkundër që janë
arritur disa marrëveshje me Serbinë, akoma duhet të  punohet në këtë drejtim.

“Kur ka filluar procesi i dialogut e që është 10 vjet më herët kemi pasur
bindjen që është proces që brenda vetes do t’i nënkuptojë disa angazhime që i
merr Qeveria.  Gjatë viteve janë arritur
disa marrëveshje, por ka shkuar duke u shtuar një lloj i të folmes që ka vënë
në pikëpyetje nëse dialogu është i nevojshëm. Njëra është që procesi i dialogut
është i domosdoshëm e Kosova duhet të jetë kreative dhe shkolla tjetër na nuk
kemi çka flasim në republikën e Serbisë”.

“Kjo shkollë është në pushtet. Për faktin se është në pushtet ndodhet në
situatë të vështirë për të. Dialogun duhet me marrë proces të domosdoshëm.
Qeveria e Kosovës e ka refuzuar idenë e kompromisit dhe bisedimeve dhe ndodhet
brenda një gjendje të pamundësisë së pajtimit të këtyre kërkesave”.

Sipas Goranit, gjatë këtyre viteve ka humbur sensi i urgjencës, gjë që
sipas tij, ka prolonguar shumë çështje. “Gjatë këtyre viteve ka humbur një gjë
e rëndësishme sensi i urgjencës. Largimi nga urgjenca e ka sjellë në situatë
kur kanë filluar të diskutohen pyetjet që nisen prej asaj se çka fitojmë ne në
dialog. Çka po humbim me faktin që këtë proces nuk jemi në gjendje me përmbyll.
Nuk është fitore spektakulare fakti që shndërrohemi në shtet funksional”, tha
ai.

Gorani foli edhe për çështjen e asosacionit të komunave me shumicë serbe
dhe tha se kjo çështje duhet të përfillet në saje të historisë së Ballkanit,
mirëpo edhe marrëveshjeve të mëparshme. “Na nuk kemi liberalizim vizash
përkundër që Ballkani e konsideron temë të tejkaluar. Na jemi mësuar të jetojmë
në gjendje abnormale. Nëse ekziston diçka te kjo Qeveri ka qenë theksi që Qeveria
e vendoste dialogun e brendshëm. Ky dialog me komunitetin serb nuk ndodhi kurrë.
Edhe Kushtetua e parasheh krijimin e një asociacioni. Një institucion duhet të
themelohet për komunitetin serb për shkak të historisë së Ballkanit përfshirë
edhe luftën në Kosovë. Kjo temë tashmë është tabu. Sot jemi në situatë të
sillemi kinse ky proces nuk ekziston. Sot kemi ardhur në situatë kur jemi duke
kontestuar disa prej zotimeve që qeveritë e mëhershëm ja kanë vënë vetit detyrë”.

Gorani tutje shtoi se në kuadër të neglizhimeve të dialogut she shpërfilljes
së çështjes së anotacionit,  i pari i
ekzekutivit s’pati çka t’i thotë SHBA-së dhe s’u pritë në takime.

“Na duhet të jemi kreativ për zbutjen e përpjekjes që të na dëshmohet që të
gjejmë mënyrë për formën e kompromisit. Nuk patëm çka t’i themi SHBA-së dhe administratës
amerikane. Nuk merret parasysh një qeverisje serioze që del jashtë marrëveshjes.
Koha reale është që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes. Çka do të përmbajë
asociacioni. Të gjitha këto çështje duhet të diskutohen me qeverinë në Beograd.
Procesi i dialogut është interes kombëtar dhe domosdoshmëri e Kosovës dhe
Serbisë”, ka thënë ai, raporton EO.

“Nuk është dashur të zhvillohet ligjërimi mbi rendin demokratik dhe kemi
ardhur në një situatë ku shoqëria e she zero. Ajo çka shoh është shkëputja e
kujtesës institucionale. Gjenerata në politikë nuk duan të dinë historinë
politike të këtij rajoni që ka sjellë deri të pavarësia e Kosovës. Sot na dhe
komuniteti jemi të akomoduar brenda një segracioni të heshtur. Kjo flet për një
situatë të re brengoseshe për ndonjë bashkëpunim”, tha ai.

Analisti politik Visar Ymeri, ka thënë se Kosova është shtete sovran dhe
duhet të merr përgjegjësi sa i përket vendimmarrjeve. Sipas tij Qeveria Kurti s’është
e vetëdijshme për çështjen e dialogut.

“Tash si shtet kemi hyrë si të rriturit. E para që pritet është që të
kuptojmë interesin tonë. Duke qenë të rritur sillemi si fëmijë. Kemi një lloj
papërgjegjësie të veprimeve tona. Na i themi vetes se jemi vend sovran dhe pastaj
po i shohim që dekoratat nga vendet mike po thonë se jemi vend sovran dhe duhet
të marrim vendime sovrane. Vendimet sovrane bartin pasoja, atëherë duhet të
mendosh para se të veprosh. Një prej probleme që shoh në këtë Qeveri nuk e kemi
këtë vetëdije. Dialogu është mjet për të arritur një qëllim”, ka thënë ai.

You may also like