KB “Çair 2030” fitore spektakolare me përmbysje kundër Kozhufit – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi I basketbollit “Çair 2030” vazhdon me serinë e fitoreve në Ligën e parë të basketbollit  të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në palestrën e sportit “Shaban Trstena”  mundën  ekipin e Kozhufit  nga Gjevgjelia me rezultat 88:84.

Skuadra e nga Çairi  nisi keq lojën, duke lejuar  kundërshtarin që të krijon epërsi prej  17 pikëve, por në pjesën e dytë  ndodhi një mrekulli  pasi  djelmoshat e  trajnerit Erhan Ramadani  me  lojë të shkëlqyer  dhe me përkrahjen  fenomenale të publikut arritën të përmbysin diferencë që në fund të shënojnë fitore spektakolare. Për ekipin “Çairi 2030” ishte fitorja  e pestë nga  gjithësejt gjashtë ndeshje të zhvilluara në kampionatin 2023/2024.

Më efikas te skuadra vendase ishin Mofit i cili realizoi 32 pikë dhe katër asiste, Korbet 19 pikë e 11 kërcime dhe Nacevski me 12 pikë.

Pas ndeshjeve të javës së gjashtë, kjo është renditja në tabelë: MZT Skopje 11 pikë, Çair 2030 11 pikë, TFT Mozart 11 pikë, “Euro Nikel 2005” 8 pikë, Rabotnicki 8 pikë, Pelisterri 8 pikë, “Feniks 2010”  8 pikë, Gostivari 8 pikë, Vardari 7 pikë, Ohrid 7 pikë, Kozhufi  7 pikë, Naviko Akademija FMP 5 pikë.

You may also like