Katër ushtarë të vrarë në sulmin ndaj bazës në jug të Pakistanit (fotot)

by admin
Spread the love

Pesë ushtarë janë plagosur rëndë dhe katër kanë humbur jetën pasi sulmues me armë e granata mësynë një bazë ushtarake në jug të Pakistanit, njoftonin autoritetet duke shtuar se të paktën tre nga sulmuesit u vranë në shkëmbimin e zjarrit.

Operacioni ushtarak vijonte në ndjekje të dy sulmuesve të tjerë që u larguan  në incidentin e pashpjeguar.

Sulmi ndaj bazës së Balochistan ndodhi mëngjesin e sotëm, tha ushtria, teksa shtonte se beteja e armatosur e nisur me lëshim garantash vijoi për disa orë.

“Tentativa fillestare e terroristëve për të hyrë në impjant u ndalua nga ushtarët në detyrë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi terroristët u izoluan në një zonë të vogël, ndërsa operacioni vazhdon për kapjen e dy sulmuesve të mbetur”, thuhej në deklaratën e ushtrisë.

Një grup i quajtur Tehreek-e-Jihad Pakistan (TJP) raportohet se mori përgjegjësinë për sulmin, duke publikuar pamje dhe foto nga luftëtarët e tyre.

Provinca e pasur me minerale në kufi me Afganistanin e Iranin përballet prej vitesh nga kryengritje militantësh me motive të paqarta territoriale apo separatiste, të cilat shfrytëzohen nga fuqi më të mëdha në rajon.

Shumica e dhunës konsiderohet si hakmarrje ndaj planeve për investime nga Kina në rajon, shkruan Al Jazeera, prej planeve për lidhjen e provincës së Xinxhiang me detin Arabik dhe Balochistan-in me një rrjet rrugësh e hekurudhash.

Sulmet kanë qenë të shpeshta gjithashtu ndaj zyrtarëve të lidhur me planin dhjetra miliardësh të Kinës për investime në rajon.

Një tjetër grup i akuzuar për sulme është Tehreek-e-Taliban Pakistan ashtu dhe elementë të ISIS. Islamabadi thotë se sulmet e kanë origjinën nga Afganistani, por Kabuli e mohon.