Katër përdorimet çudibërëse të pudrës së bebes – Shqip

by admin
Spread the love

Me siguri edhe ju jeni një prej atyre personave që pudra e bebes duhet të gjendet vetëm në një shtëpi ku ka fëmijë, por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndërroni mendim.

Pudra e bebes mund të bëjë mrekullira të vogla për ju të cilat nuk i kishit çuar në mend më parë, duke filluar që nga përdorimet estetike deri tek proceset e vështira të larjes.

1.U jep volum qerpikëve

Të lodhur nga pamja e qerpikëve tuaj, të cilët edhe pse i lyeni vazhdimisht duken të pajetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me ndihmën e një kunji veshi pudrosni gjithë vijën e qimeve dhe më pas lyejini me rimel. Bëjeni këtë veprim dy herë dhe qerpikët tuaj do të duke super të gjatë dhe të dendur.

pudr1

2. Të kesh flokë të yndyrshëm

Nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për higjienën e tyre. Larja e vazhdueshme nuk është aspak zgjidhje e duhur pasi dëmton sebumin natyral. Për këtë arsye, mjafton t’i pudrosni me pak pudër para se të dilni.

pudr2

3. Shenja yndyre në veshjen tuaj të preferuar?

Hidhni pudër bebeje mbi njollat e vajit dhe lëreni derisa ta përthithë plotësisht. Në fund lani veshjen me detergjentin e zakonshëm dhe vendoseni të thahet.

pudr3

4.Depilimi

Jo gjithmonë shkon ashtu siç duhet, sidomos kur përdorni strishat e dyllit. Nuk keni pse torturoheni më, pudrosni këmbët ose sqetullat dhe më pas vendosni strishat depiluese. Qimja do të hiqet më lehtësisht dhe nuk do të keni skuqje të mëvonshme.

pudr4

Lexo lajme interesante

You may also like