Katër gola në “Velodrome” – Shqip

by admin
Spread the love

Marseille-Monaco u mbyll në “paqe”, me miqtë të cilët e mbyllën këtë takim me nëntë lojtarë.

Takimi i javës së 19-të të Ligue 1 u mbyll me barazimin 2-2, ndërsa u shoqërua edhe me tensione.

Monaco zhbllokoi takimin që në minutën e 7’, me Ben Yedder që kaloi ekipin e tij në avantazh.

Megjithatë vetëm katër minuta më pas Maripan u ndëshkua me karton të kuq dhe e la ekipin me dhjetë lojtarë.

Vendasit e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe barazuan në minutën e 38 me Aubameyang.

Pjesa e parë u vulos nga Akliouche, i cili shënoi golin e dytë për Monaco në minutën e 45+3’.

Balerdi barazoi për Marseille me golin e realizuar në minutën e 50’

Në minutën e 87’ Monaco mbeti me nëntë lojtarë pasi Zakaria mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë miqtë ia dolën që të ruanin barazimin deri në fund.

Pas këtij barazimi Marseille renditet në vend të gjashtë me 29 pikë, teksa Monaco renditet në vend të katërt me 34 pikë.

You may also like