Kategoria e Parë/ Turbina merr fitoren e parë, Besa sheh veten vetëm dy pikë larg kreut

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Kategorisë së Parë të ditës së shtunë të cilat çelën javën e tetë të kampionatit. Edicioni i Kategorisë së Parë është një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo.

Turbina e cërrikut mund me rezultatin e pastër 3-0 Tërbunin ku spikat Frenklin me dopietë. Vendasit arritën të marrin fitoren e parë të këtij sezoni por kjo nuk i lëviz nga vendi i fundit i renditjes.

Besa fitoi me shifrat minimale 1-0 kundër Lushnjes. Për Kavajasit mjaftoi goli i Onuh për të marrë një fitore të rëndësishme. Besa gjendet momentalisht në vendin e 5-të me 12 pikë, dy më pak se kryesuesit e Flamurtarit.

Besëlidhja e Lezhës dhe Burreli ndalen në barazim me shifrat 1-1. Vendasit nuk mundën të marrin më shumë se një barazim përballë miqve të cilët e gjetën veten me 10 lojtarë që në pjesën e parë. /oversport.tv

KF Turbina – FK Tërbuni 3-0  Laroshi 15’ (penallti), Frenklin 25′ 73′

                                  FC Besa – FC Lushnja 1-0  Onuh 33′

               Besëlidhja – KF Burreli 1-1  Da Silva 49’/ Kryemadhi 41′

You may also like