Kategoria e parë/ Sot dueli Besa-Apolonia, ekipet kërkojnë fitoren

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhet ditën e sotme edhe sfida e fundit që do të mbyllë javën e tretë të Kategorisë së Parë, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Do të luhet sot në orën 15:00 sfida midis Besës dhe Apolonisë.

Besa ka bërë një start të dobët të sezonit me vetëm 1 pikë të grumbulluar në dy sfidat e para. Kavajasit kërkojnë që të marrin fitoren e parë në këtë edicion të Kategorisë së Parë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë ka Apoloninë që ka të njëjtin objektiv, fitoren. Fierakët po kalojnë një moment të mirë dhe në rast fitoreje do t’i bashkoheshin Dinamos në krye me nga 7 pikë. /oversport.tv

You may also like