Kategoria e Parë rikthehet në fundjavë, 2 superndeshje live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është publikuar kalendari i javës së 10-të të Kategorisë së Parë, që rezervon disa përballje shumë interesante. Kjo javë e këtij turneu vjen e ndarë në tre ditë. Të shtunën do të zhvillohen 5 takime, ku spikat përballja mes Besës dhe Dinamos, por edhe sfida Apolonia-Tomori.

Të dielën do të luhet takimi Flamurtari-Burreli, ndërsa të hënën një tjetër supersfidë përballja mes Korabit dhe Skënderbeut. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 13:00.

Në ekranin e Oversport dhe Tibo mund të ndiqni live 2 supendeshjet e kësaj javë, përballjet Besa-Dinamo dhe Korabi-Skënderbeu.

Rivaliteti në Kategorinë e Parë është shumë i madh, jo vetëm për emrin që kanë skuadrat, por edhe për formën e treguar në këto 9 javë kampionat, prandaj spektakli është i garantuar. / Oversport.tv

Kategoria e Parë – Java e 10-të

E shtunë 12 nëntor

Turbina-Oriku

Besa-Dinamo

Lushnja-Tërbuni

Apolonia-Tomori

Luzi-Besëlidhja

E dielë 13 nëntor

Flamurtari-Burreli

E hënë 14 nëntor

Korabi-Skënderbeu

You may also like