Kategoria e Parë në Oversport dhe Tibo, supersfida që vjen live në ekran

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata shqiptare e futbollit ka publikuar programin e javës së 12-të të Kategorisë së Parë, që do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të martën e 20 dhjetorit do të luhet takimi Besa-Skënderbeu në stadiumin e Peqinit në orën 13:00.

Ndërsa të mërkurën e 21 dhjetorit në po të njëjtën orë (13:00) do të zhvillohen 6 sfidat e tjera të kësaj jave të Kategorisë së Parë.

Në ekranin e Oversport dhe Tibo mund të ndiqni live dhe ekskluzivisht sfidën më interesante të kësaj jave përballjen mes Besës dhe Skënderbeut, dy skuadra që synojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Kategoria e Parë / Java e 12-të

20 dhjetor – Ora 13:00

FC Besa – KF Skënderbeu

21 dhjetor – Ora 13:00

Flamurtari FC – Besëlidhja

KS Korabi – FK Tomori

KF Turbina – KF Burreli

FC Lushnja – Oriku

FK Terbuni – FK Dinamo

Luzi 2008 – FK Apolonia

You may also like