Kategoria e Parë drejt fundit, kanë mbetur ende disa dilema për t’u zgjidhur

by admin
Spread the love

Do të luhen sot në orën 15:00 ndeshjet e javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit, gara është e ndezur në të gjitha frontet, pasi skuadrat kanë akoma objektiva për të arritur.

Erzeni kërkon suksesin përballë Besës që ti afrohet akoma më shumë Superiores, ndërsa rivalët e Korabit luajnë në transfertë përballë Shkumbinit, që tashmë ka rënë nga kategoria.

Tomori kërkon pikë për të siguruar Play Off-in përballë kryesuesve të Bylisit, që e kanë siguruar tashmë ngjitjen në elitë.

Apolonia dhe Tërbuni synojnë fitoren në sfidat shtëpiake që të konsolidojnë pozitat e tyre në zonën Play Off. Maliqi luan kundër Pogradecit, Vora pret në shtëpi Lushnjën, ndërsa Besëlidhja luan në transfertë kundër Butrintit. / Oversport.tv

You may also like