Katari prezanton akomodimet ‘në konteinerë’ të tifozëve të Kupës së Botës, teksa u rikujton rregullat e ashpra anti-alkool (fotot)

by admin
Spread the love

Katari prezantonte sot një nga “fshatrat e parë të tifozëve” ku mijëra dashamirës do të akomodohen, teksa kombi i vogël arab bëhet vendi i parë musliman që pret një kampionat botëror pas dy javësh.

Imazhe të impjantit Al-Emadi tregonin ato që dukeshin si qindra konteinerë transporti në shkretëtirë, të konvertuar në dhoma hoteli, ku pritet të akomodohen rreth 60,000 njerëz – me dy persona në cdo kabinë.

Ambjentet e brendshme janë minimale me dy krevate teke ose një krevat dopio, një minifrigorifer dhe një makinetë kafeje.

Restorantet dhe ambjentet e tjera të kujdesit janë vendosur në afërsi të kompleksit, së bashku me ekrane të mëdha ku njerëzit të mund të ndjekin ndeshjet.

Por organizatorët janë kujdesur shumë për t’i kujtuar fansave udhëtues se ligjet e ashpra muslimane ndalojnë shitjet e alkoolit në ambjentet kryesore përfshi dhe kampet e fansave.

Më shumë se një milionë njerëz pritet të zbarkojnë për Kupën e Botës në gadishullin e vogël të shkretëtirës me vetëm 300,000 banorë, shifër ku përfshihen dhe emigrantët dhe të huajt.

Turneu futbollistik do të zgjasë një muaj, nga 20 nëntorit deri më 18 dhjetor.

Gjithsesi skenat tipike për një kompeticion të tillë si tifozët e zhveshur që pijnë birra në sheshet publike apo arenat sportive, nuk do të shihen, pasi të gjithë duhet të mbulojnë supet dhe gjunjët në vendet publike dhe masa do të merren për të qetësuar sjelljet që do të konsiderohen tepër të rrëmujshme.

Alkooli do të shërbehet vetëm në restorantet e hotele dhe bareve të liçensuara posaçërisht.

Në kryeqytetin Doha vizitorët e huaj mund të konsumojnë pije alkoolike nga dyqane të liçensuara ose t’i marrin në banesë, por jo për të tjerët.

Fansat e futbollit do të mund të blejnë birrë brenda impjanteve të stadiumeve, si dhe në vendet e dizenjuara si ‘fan zone’ në qendër të Doha. Në Katar, dehja në publik dënohet me gjoba të rënda dhe në disa raste me burg.

Kreu i sigurisë së Katarit tha se gjatë turneut botëror, policia do të tregohet tolerante për shumicën e shkeljeve por nuk do të hezitojë të ndërhyjë në rast konfliktesh të dehurish apo dëmtime të pasurisë publike.

Mosha e ligjshëm e konsumit të alkoolit është 21 vjeç, dhe siguria e bareve kërkon mjete identifikimi para hyrjes.

Katari është një nga vendet më kufizuese për drogat, teksa ndalohet kanabisi dhe mjekimet qetësuese si narkotikët e amfetaminat.

Katari e konsideron krim bashkëjetesën mes një burri e një gruaje të pamartuar, por ka thënë se do të bëjë përjashtime për vizitorët e Kupës së Botës.

Shfaqjet publike të afeksionit mes çifteve nuk shihen me sy të mirë, thuhet në faqen e internetit të ministrisë së turizmit, duke shtuar se “kapja dorë për dore nuk të çon në burg por vizitorët duhet të shmangin intimitetin në publik”.

Katari dënon me një deri në tre vjet burg të rriturit që dënohen për aktivitet homoseksual, meshkuj apo femra.

Ministria turistike e Katarit nxit vizitorët burra e gra, të tregojnë respekt për kulturën vendase duke mos mbajtur veshje zbuluese në publik, duke kërkuar që ata të ketë “supet dhe gjunjët të mbuluara”.

Ata këshillojnë kundër filmimit apo fotografimit të njerëzve pa lejen e tyre, apo të fotografimit të vendeve ushtarake e fetare.

Të huajt këshillohen gjithashtu të bëjnë kujdes kur diskutojnë në publik për fenë e politikën, teksa ofendimet për familjen mbretërore vendase mund të dënohen me burg, përfshi dhe komentet ne rrjetet sociale.


Katari prezantonte sot një nga “fshatrat e parë të tifozëve” ku mijëra dashamirës do të akomodohen


Top Channel

You may also like