KATAR 2022 – Presidenti besëtyt argjentinas e sheh finalen nga shtëpia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

DOHA, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández po e shikon finalen e Kupës së Botës midis ekipit të vendit të tij dhe Francës nga shtëpia në mënyrë që të mos ”mashtrojë” Lionel Messin dhe lojtarët e tjerë.

Kreu argjentinas i shtetit ka preferuar të qëndrojnë larg stadiumeve që kur skuadra humbi 1-0 ndaj Kamerunit në fillim të turneut të vitit 1990 në prani të presidentit të atëhershëm, Carlos Menem.

“Ashtu si miliona bashkatdhetarë të mi, unë do ta shijoj finalen e Kupës së Botës në shtëpi”, shkroi Fernández në Twitter.

“Unë do ta jetoj këtë moment fantastik siç kam bërë deri më tani, së bashku me njerëzit e mi. Në fushë do të jemi më të mirët dhe në tribuna do të kemi tifozë të lavdishëm. Dhe, besëtytnia është besëtytni”, theksoi ai.

Fernández shtoi se ishte në kontakt me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili do të jetë i pranishëm në ”Lusail” për lojën.

“I dashur mik, të vlerësoj shumë dhe të uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Përveç të dielës. Argjentina është vendi im i mrekullueshëm”, i shkroi Fernandez në Twitter Macronit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like